Trajnerin e Interit e duan në Arabi, Marota: Inzagi ka disa kushte, por…

Bepe Marota do të përjetojë finalen e katërt si drejtues, dy me Juven dhe 2 me Interin. Shpreson që këtë herë fundi të jetë ndryshe. Ai ka folur edhe për të ardhmen e Inzagit.
EMOCIONET- Sigurisht që ndjesitë janë pozitive, të lidhura me një krenari të madhe që përfaqësojmë Italinë futbollistike për herë të dytë në tre vite, me një grup dhe një klub shumë të fortë që e meritojnë këtë rol. Këtë herë duam të shkojmë me vetëdijen se jemi protagonistë. Jemi të ndërgjegjshëm që përvoja e Stambollit na ka vlejtur dhe këto dy vite të tjera na kanë pasuruar në aspektin e bindjes dhe motivimit, kështu që jam optimist se do të bëjmë një ndeshje të bukur.
Nga ana personale ju mungon vetëm Champions-i dhe kjo është finalja e katërt që luani. Do të ndryshojë diçka këtë herë? Shpresoj, përndryshe do të bëhem supersticioz. Nuk jam, por do të filloj të mendoj për këtë. Është finalja e katërt, e dyta me Interin, dhe do të ishte një gëzim i jashtëzakonshëm për mua, veçanërisht si president, ta kurorëzoj këtë fazë përfundimtare të karrierës sime me një fitore prestigjioze.
Kampionati përfundoi me pak hidhërim. Pse mungoi ai centimetri i fundit? Para së gjithash, duke i dhënë merita të plota Napolit në tërësi, ne kemi luajtur 19 ndeshje më shumë se ata – që është sa një gjysmë kampionati – dhe kjo ka ndikuar padyshim në aspektin psikofizik në ecurinë e skuadrës. Nuk dua të fajësoj apo të kërkoj justifikime, përkundrazi, dua të falënderoj këta djem të mrekullueshëm, trajnerin dhe klubin. Dhe besoj se po shpreh dëshirën e gjithë tifozërisë zikaltër, sepse përtej gjithçkaje, këta djem na kanë dhuruar mbrëmje epike si ajo kundër Barcelonës.
Sot, Inzagi foli për të ardhmen dhe tha se “nëse do të jenë kushtet”, do të vazhdohet së bashku. Çfarë do të thotë ai “nëse do të jenë kushtet”? Është një konsideratë e drejtë që bën një trajner. Është normale të duash të dëgjosh disa gjëra nga klubi, dhe ne jemi gati ta bëjmë këtë, siç kemi thënë edhe më parë. Sot jemi të gjithë të përqendruar te një takim historik për të gjithë, dhe më pas do të ulemi të flasim. Unë jam optimist, sepse marrëdhënia me Inzagin është shumë e mirë, cikli nuk ka përfunduar, ekziston një simbiozë e bukur. Shpresoj që të vazhdojmë së bashku.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



