Tre kartonë të kuq dhe polemika në “Elbasan Arena”, Dinamo-Vllaznia mbyllet pa fitues
15 February 2025, 19:46 / SPORT

Dinamo dhe Vllaznia e kanë mbyllur me barazim pa gola, sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.
Polemikat ishin të shumta për gjykimin nga Kreshnik Barjamaj që tregoi 3 herë kartonin e kuq. Në pjesën e parë ishte Karamba që u largua nga Dinamo.
Në të dytën gjithçka u përmbys. Nga minuta e 58-të, Vllaznia ishte me 9 lojtarë pasi Sala dhe Jago ishin larguar me karton të kuq.
Të dyja skuadrat iu afruan golit, por pa arritur të shënojnë. Kështu te Vllaznia ishte Gruda dhe Mensah që humbën raste të pastra, ndërsa Dinamos i mbetet të kujtojë shtyllën e goditur nga Qefalija.
Vllaznia mban vendin e dytë me 3 pikë më tepër se Dinamo. Në anën tjetër Egnatia është shkëputur me 4 pikë më shumë se shkodranët.
Po ndodh...
ide
A e kupton Doktori që Gjenerata 'Z' nuk është Gjenerata e Zenit?
Nga Berat Buzhala
Përpëlitja e Edi Ramës në konfliktin e tij të brendshëm!
Nga Fitim Zekthi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


