Tronditje në Kampionatin Botëror: Trajneri i Portugalisë drejt Al Nassr, zbulohet “pakti” sekret për Ronaldon!

Sipas raportimeve të fundit, trajneri i përfaqësueses portugeze, Roberto Martinez, ka nisur bisedimet për të marrë drejtimin e klubit arab, Al Nassr.
Ajo që e shton edhe më shumë tensionin është fakti se këto diskutime për një marrëveshje të mundshme kanë filluar përpara nisjes zyrtare të turneut madhor.
Ky lajm ka tërbuar një pjesë të madhe të tifozëve të Portugalisë, të cilët kanë shpërthyer në akuza të rënda ndaj teknikut gjerman. Shumë mbështetës pretendojnë se ky transferim i parakohshëm është arsyeja e vërtetë pse Cristiano Ronaldo vazhdon të mbetet i paprekshëm në formacionin titullar gjatë gjithë turneut, pavarësisht kritikave për rendimentin e tij.
Sipas tyre, Martinez po favorizon yllin e skuadrës për të siguruar marrëdhënie të mira me të, duke qenë se Ronaldo pritet të jetë lojtari i tij kryesor në nivel klubesh sezonin e ardhshëm. Presioni mbi stafin teknik tashmë ka arritur kulmin, ndërsa kombëtarja kërkon të gjejë qetësinë në rrugëtimin e saj.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128