Lajme flash

U dëmtua në kampionat, Arsenali rrezikon të luajë pa mesfushorin titullar ndaj Realit

14 Prill 2025, 15:15 / SPORT ALFA PRESS

U dëmtua në kampionat, Arsenali rrezikon të luajë pa

Pas fitores 3-0 në “Emirates” në çerekfinalen e parë të Champions League ndaj Real Madridit, skuadra e Arsenalit përgatitet për sfidën e kthimit në “Bernabeu”.

Sipas informacioneve që vijnë nga Londra, trajneri Mikel Arteta rrezikon të mos ketë në dispozicion Thomas Partey, autorin e golit në barazimin 1-1 ndaj Brentford fundjavën e kaluar në kampionat.

Partey, i cili të shtunën luajti si një mbrojtës i improvizuar i djathtë, është vënë në dyshim nga Arteta, pasi u zëvendësua i dëmtuar 20 minuta nga fundi.

“Nuk e dimë nëse do të luajë”, tha Arteta.

“Presim një vendim përfundimtar nga mjekët që po e monitorojnë dhe të shohim se si do të shkojnë gjërat.

Ai ndjeu diçka, kështu që ne nuk donim të rrezikonim”, shtoi Arteta.

Mungesa e mundshme e Partey mund të krijojë një dhimbje koke për Artetën pasi Jorginho nuk ishte në gjendje të vazhdonte kur ai pësoi një lëndim në brinjë.

 

Po ndodh...

ide