U dëmtua sërish dhe doli nga fusha me barelë/ Trajneri i Evertonit tregon situatën e Brojës
10 Janar 2025, 09:19 / SPORT
Leiton Beins, ish-futbollisti i njohur anglez, ishte sot në detyrë si trajneri i përkohshëm i Evertonit, pas shkarkimit të Shon Dajç.
Ndaj ishte pikërisht ai që u paraqit para mediave në fund të ndeshjes së Kupës FA ndaj Peterborou, të fituar 2-0.
Sigurisht, një nga çështjet për të cilat u pyet, ishte situata e Armando Brojës, i cili la fushën e lojës në barelë i përlotur, pas një dëmtimi që dukej i rëndë.
“Padyshim që dukej keq. Ne e pamë atë të largohej nga ana tjetër e fushës dhe nuk ishim të sigurt nëse shkoi në spital apo jo.
Ai nuk ka shkuar për momentin, pasi nuk e dimë ende shkallën e dëmtimit.
Por fakti që nuk ka shkuar menjëherë, shpresojmë të jetë një shenjë e mirë”, tha Beins për mediat.
ide
Donald Trump do të pushtojë planetin Mars
Nga Erl Kodra
Që partitë e reja të mos jenë imitime të zbehta të atyre të vjetra
Nga Namir Lapardhaja
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128