Vendimi i foryë i UEFA: Serbia do të luajë në Tiranë pa tifozë!

14 Dhjetor 2024, 13:31 / SPORT ALFA PRESS

Vendimi i foryë i UEFA: Serbia do të luajë në Tiranë pa

Shorti i Botërorit u prit me shumë dilema në Tiranë. Për ironi, goglat vendosën kombëtaren shqiptare përballë asaj serbe duke na rikthyer edhe një herë në mendje episodin e vitit 2014.

Por një zhvillim i bujshëm ka ardhur nga UEFA. Serbia nuk do të ketë tifozë në ndeshjen me Shqipërinë që do të luhet në Tiranë.

UEFA ka konfirmuar kalendarin e plotë të ndeshjeve, që do të luhen në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026 dhe Serbia do ta nisë rrugëtimin e saj kundër Shqipërisë në stadiumin “Arena Kombëtare.

Ky takim, më 7 qershor të vitit 2025 në orën 20:45, do të luhet pa praninë e tifozëve serbë, kjo pasi UEFA ka dënuar federatën serbe, që dy ndeshjet e ardhshme në transfertë t’i luajë pa tifozë.

Udhëtimi i parë qëlloi të jetë në Tiranë, ndërkohë nuk dihet nëse tifozët kuqezi do të lejohen në Serbi.

Gjatë ndeshjes Zvicër –Serbi në nëntor, tifozët serbë u xhiruan duke tentuar t’ia vënë zjarrin një flamuri të Shqipërisë.

UEFA tha se komiteti i saj disiplinor e akuzoi Federatën e Serbisë për “sjellje raciste dhe/apo diskriminuese” në Zvicër, më 15 nëntor, si dhe në shtëpi kundër Danimarkës tri ditë më vonë.

UEFA tha se i ndaloi federatës serbe të shesë bileta për dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares jashtë vendit në garat e UEFA-s, si dhe e urdhëroi t’i mbyllë pjesë të stadiumit për dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi. UEFA gjithashtu e ka gjobitur federatën serbe me 173.000 euro në total.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128