
UEFA u turpërua duke lënë pa medalje fituesit e Totenhemit, deklarata zyrtare: Lojtarë të dëmtuar morën pjesë në ceremoni

Aleksandër Ceferin mbeti i surprizuar në ceremoninë e mbrëmshme, pasi Totenhem fitoi Ligën e Europës. Presidenti i UEFA-s nuk pati medalje për të gjithë lojtarët e Totenhem, që kishin triumfuar ndaj Junajtid.
Kështu Romero, Son dhe Bentankur mbetën thatë, ndërsa i drejtoheshin pjesës tjetër. UEFA ka sqaruar episodin me deklaratë zyrtare, ndërsa tregon se medaljet e tjera u dorëzuan në dhomat e zhveshjes.
“Për pakënaqësinë tonë të madhe, nuk kishim medalje të mjaftueshme gjatë ceremonisë së trofeut për shkak të një mospërputhjeje të papritur në numrin e lojtarëve, pasi më shumë anëtarë të ekipit, përfshirë lojtarë të dëmtuar, morën pjesë në ceremoni nga sa pritej fillimisht.
Medaljet e munguara iu dorëzuan menjëherë ekipit fitues në dhomën e zhveshjes, së bashku me faljen tonë të sinqertë”, shkruan UEFA në deklaratë zyrtare.

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128