UEFA zgjedh formacionin e javës në Champions, asnjë lojtar i Juves dhe Barçës

UEFA ka zgjedhur formacionin me lojtarët që performuan më mirë gjatë raundit të fundit në Champions League.
Në “Formacionin e Javës” të raundit të gjashtë të fazës së kampionatit ndodhet gjithashtu lojtari që ndëshkoi Interin e Simone Inzaghit.
Nordi Mukiele është i vetmi lojtar i Bayer Leverkusen i përfshirë, ndërsa surprizon mungesa e lojtarëve të Juventusit pas triumfit të djeshëm kundër Manchester City-t.
Edhe Barcelona nuk përfaqësohet nga asnjë lojtar pavarësisht triumfit 2-3 në transfertën e Dortmund.
Ja zgjedhjet e UEFA-s:
Portier: Bizot (Brest)
Mbrojtës: Mukiele (Bayer Leverkusen), Carter-Vickers (Celtic), Rudiger (Real Madrid), Robertson (Liverpool)
Mesfushorë: Tielemans (Aston Villa), Stiller (Stuttgart)
Trequartistë: Saka (Arsenal), Olise (Bayern Munich), Paixao (Feyenoord)
Sulmues: Griezmann (Atletico Madrid)

-
Agjenti i Ismajlit: Jemi në bisedime me klubin e Serie A
12 Dhjetor, 18:14
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

