Uerdi Mara e bën “sefte” me Dinamo Batum, shënon gol me peshë në kampionat
23 May 2024, 20:48 / SPORT

Talenti Uerdi Mara ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Dinamo Batumit në elitën e futbollit gjeorgjian, teksa i dhuroi 3 pikë të arta të tijëve në triumfin 1-2 të arritur në transfertë ndaj Dinamo Tbilis.
25-vjeçari ishte titullar në këtë përballje, teksa në minutën e 54-t, goditi saktë me kokë brenda zonës, duke shënuar kështu golin e fitores.
Kjo ishte rrjeta e parë për Marën me fanellën e Dinamo Batumit, ku numëron 11 ndeshje.
Vlen të theksohet fakti se mesfushori që në të kaluarën ka qenë pjesë e Skënderbeut, iu bashkua kampionëve të Gjerogjisë, në merkaton e janarit nga skuadra turke e Keciorengucu.
Ai ka arritur të fitojë besimin e drejtuesve duke u graduar si titullar te Dinamo që kërkon mbrojtjen e titullit këtë sezon.
Po ndodh...
Protesta si "Arka e Noes" për PD, por Berisha duhet të zbresë...
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Protesta si bekim: Fitorja e madhe që shumë ende nuk e shohin
Nga Adri Nurellari
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Nga Sidi Hasanaj
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Nga Rigels Seliman
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

