Sulmuesi i kombëtares në “lupën” e disa skuadrave, largohet në merkaton e verës?

13 Mars 2026, 16:34 / SPORT ALFA PRESS

Sulmuesi i kombëtares në “lupën” e disa skuadrave,

Arbër Hoxha po luan sezonin e 3-të te Dinamo e Zagrebit. Në këtë edicion, ai ka realizuar 6 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.

Përformancat pozitive të sulmuesit të kombëtares kanë zgjuar interesin e disa skuadrave. Media kroate, “Jutarnji.hr” e përfshin Hoxhën në listën e lojtarëve që mund të ndërrojë ekip në verë.

Hoxha ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029, por një ofertë e mirë mund të joshë 27-vjeçarin. Gjithsesi deri atëherë ka kohë, me lojtarin që është i fokusuar te ndeshja Play Off e Botërorit me Shqipërinë, ku kuqezinjtë masin forcat me Poloninë me 26 mars.

Po ndodh...