Sulmuesi i Kombëtares U-21 huazohet nga Slavia e Pragës, ribashkohet me ish-trajnerin
6 Janar 2025, 18:03 / SPORT

Elmedin Rama do të jetë pjesë e Pardubice në pjesën e mbetur të sezonit. Slavia e Pragës ka vendosur ta huazojë pasi e kishte pjesë të ekipit B.
Me ekipin B, 19-vjeçari luante në ligën e dytë të futbollit çek. Kështu tashmë do të japë kontributin e tij në elitë.
Shtatlarti i Kombëtares U-21 ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Slavia e Pragës siguroi shërbimet e tij nga Trepça.
Pardubice ka si trajner David Strihavkën. Ky i fundit e njeh sulmuesin shqiptar, pasi për disa ndeshje të dy ishin pjesë e ekipit B të Slavias së Pragës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

