Sulmuesi përshëndetet me Tiranën, largohet nga bardheblutë vetëm pas një sezoni
31 Maj 2025, 16:28 / SPORT

Tirana dhe Admir Bajrovic duket se kanë ndarë rrugët. Ndonëse nuk ka një njoftim zyrtar nga palët, duket se në korrik kur nis grumbullimi gjërat do të jenë ndryshe.
Me marrëveshje do të prishet kontrata mes klubit kryeqytetas dhe boshnjako-suedezit. Sulmuesi ka kërkuar të gjitha rrogat deri në maj dhe do të prishë marrëveshjen.
Madje, ai edhe është përshëndetur si me stafin teknik dhe punonjësit në “Skënder Halili” dhe është larguar nga kryeqyteti. Mësohet se palët e kanë arritur marrëveshjen që do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim.
Pas Harizajt që ka deklaruar se nuk kthehet më te Tirana, edhe Bajroviçi ka ndarë të njëjtin mesazh për shokët. Bajroviçi firmosi verën e shkuar te 26 herë kampionët.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
