
“Unë do i thyeja të tëra”/ Kapelo këshillon Spaletin: Të largohet me një fitore dhe një “ik q**” të gjithë lojtarëve

Fabio Kapelo ka komentuar largimin e Luçiano Spaletit nga drejtimi i Italisë si diçka deri diku logjike, pasi futbollistët nuk po ndiqnin urdhrat e trajnerit. Megjithatë, ai thekson se nuk është faji i teknikut, të cilin e ka marrë në mbrojtje.
“Padyshim gjërat nuk shkonin mirë, sidomos fakti se shumë lojtarë nuk dëshironin të shkonin në ekipin kombëtar. Kjo është diçka shumë e shëmtuar, nuk do e kisha menduar kurrë se do të mund të ndodhte. Lojtarë si Kalafiori që thonë se duhet të kurohen e ndërkohë një javë më parë kanë luajtur. Buonxhorno e njëjta gjë. Pastaj rasti i Açerbit, nuk vij se trajneri më ka thënë se jam i vjetër. Kur dëgjoj se nuk ka dashuri për fanellën e kaltër më vjen një tërbim dhe inat që do të thyeja gjithçka”, tha fillimisht ish-trajner i njohur për “Rai Radio 1” ku komentoi edhe ndeshjen e sotme.
“Lojtarët nuk mund të fshihen. Duhet diçka ndryshe. Duhet të vrapojnë, të nderojë fanellën e kaltër dhe pasojnë më pak topin te portieri e më shumë te qendërsulmuesi. Nuk ka justifikime, sonte dua të shoh shpirtin luftarak që na ka munguar në këtë periudhë. Dua të shoh njerëz që na ndihmojnë. Në një moment të trishtë për Spaletin, do të ishte e bukur të largohej me një fitore të bukur, ndoshta edhe me një “ik q**”. Si për t’u thënë djemve “po përse nuk e bëtë më parë?”.
Unë nervozohem kur dëgjoj emrat e atyre që mungojnë. Njëri që e braktis ekipin kombëtar nuk e ndjen dashurinë dhe përgjegjësinë për fanellën e kaltër… ta lëmë më mirë këtë diskutim”, tha Kapelo para ndeshjes ndaj Moldavisë.

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128