Ushtruan dhunë ndaj futbollistëve të akademisë, probleme në horizont për babain dhe vëllain e Son

12 Tetor 2024, 16:03 / SPORT ALFA PRESS

Ushtruan dhunë ndaj futbollistëve të akademisë, probleme
Babai i yllit të Tottenham, Son Heung-min, është urdhëruar nga një gjykatë e Koresë së Jugut të paguajë një gjobë prej 2200 dollarë. Sipas asaj që raportojnë mediat, Ëoong-jung Son dhe Heung-yun Son, përkatësisht babai dhe vëllai i lojtarit të Tottenhamit, thuhet se ata kanë përdorur dhunë ndaj disa lojtarëve të akademisë.

Në bazë të asaj që bëhet e ditur, kanë qënë prindërit e të talentuarve që kanë denoncuar rastet në polici. Për dhunën e ushtruar në akademinë e futbollit me emrin Ëoong-jung Son, babai dhe vëllai i lojtarit të njohur kanë kërkuar falje publike.

Po ndodh...