Uzuni bashkohet në stërvitje me Kombëtaren, qetësohet Reja

21 Shtator 2022, 18:36 / SPORT ALFA PRESS

Uzuni bashkohet në stërvitje me Kombëtaren, qetësohet Reja

Sulmuesi Myrto Uzuni ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje me skuadrën duke qetësuar më në fund trajnerin e Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja.

Sulmuesi ka lënë pas krahëve dëmtimin në kavilje dhe u bashkua me kuqezinjtë, për dy ndeshjet në Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit më 24 shtator dhe me Islandën tre ditë më vonë.

Uzuni është një nga lojtarët më në formë te Shqipëria, pasi me Granadën po kalon në moment të artë, duke shënuar 6 gola në këtë fillim sezoni.

 

Po ndodh...