Vedat Muriqi: Golat janë për “Dardanët”, flokët nuk preken

15 Nëntor 2025, 13:37 / SPORT ALFA PRESS

Vedat Muriqi: Golat janë për “Dardanët”, flokët

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka dhënë një intervistë të sinqertë para ndeshjes vendimtare kundër Sllovenisë, duke folur për ambiciet e tij, shanset e kualifikimit dhe premtimin e famshëm për flokët. Ylli i Majorkës u shpreh me vendosmëri se pavarësisht një mundësie të kualifikimit në Kampionatin Botëror 2026, ai nuk do t’i presë flokët.

Megjithatë, Muriqi premtoi se do të japë gjithçka për të shënuar gola edhe në fazën finale të Botërorit. “Me mbrojtje të fortë dhe kundërsulme të shpejta shpresojmë që të ndëshkojmë Slloveninë dhe të kualifikohemi në Kupën e Botës,” tha Muriqi. Sulmuesi shtoi: “Jam gjithmonë i përqendruar te fitorja e ekipit. Gola për mua janë të rëndësishme, po më shumë rëndësi ka suksesi i Kombëtares.

Por nëse shënoj golin e fitores, nuk besoj se do të ketë njeri më i lumtur se unë.” Ai komentoi edhe situatën në grup: “Tabela momentalisht tregon se kemi bërë më mirë se Sllovenia. Jemi katër pikë para tyre. Ata kanë treguar vetëbesim në media, por edhe ne jemi ambicioz. Për ne më e rëndësishmja është të sigurojmë “play off”- in, pastaj do të shohim se çfarë ndodh më pas.” Duke iu referuar premtimit të famshëm për flokët, Muriqi u shpreh me humor: “Kur më pyete për atë premtim, e kuptova që ishte për të prerë flokët. Por jo, kjo nuk do të ndodhë. Më vjen keq!”

Po ndodh...

ide