Video/ Dëmtohet Kristian Shpendi, sulmuesi shqiptar lë fushën e lojës mes lotëve

14 Dhjetor 2024, 16:46 / SPORT ALFA PRESS

Video/ Dëmtohet Kristian Shpendi, sulmuesi shqiptar lë fushën e

Kristian Shpendi ka qenë i pafat sot, teksa ka lënë ndeshjen e Serisë B, Cessena-Cosenza, pa u mbushur 30 minuta lojë.

Gjatë një dueli ajror, sulmuesi i cili aktualisht është golashënuesi më i mirë i kampionatit me 10 gola të shënuar, ra keq dhe dëmtoi kaviljen e majtë. Ndonëse u pa menjëherë se ishte diçka serioze, për shkak të dhimbjeve që ndjente të lojtari, ai tentoi të kthehej në lojë, por e kishte të pamundur.

Ndaj u detyrua të largohej nga fusha i përlotur, mes duartrokitjeve të tifozëve të cilët e kanë parë atë si protagonistin kryesor të ekipit të tyre në dy sezonet e fundit.

Tani pritet të mësohet shkalla e dëmtimit të lojtarit dhe sa do të mungojë në fushat e lojës.

Video

 

Po ndodh...

ide