VIDEO/ Dëmtohet ylli i Dortmundit, lë fushën me barrellë

17 Shtator 2022, 17:05 / SPORT ALFA PRESS

 

VIDEO/ Dëmtohet ylli i Dortmundit, lë fushën me barrellë

Marco Reus është dëmtuar në sfidën ndaj Schalke, duke shqetësuar jo pak Dortmundin.

Sulmuesi la fushën e lojës me barrelë në minutën e 32-të, me Reynan që u fut në fushë.

Nuk dihet shkalla e dëmtimit, teksa diçka të tillë do e mësojmë ditë pas dite.

Ky është një lajm i keq për Kombëtaren e Gjermanisë, në prag të Botërorit të Katarit që fillon në nëntor.

Mjaft i pafat 33 vjeçari, i cili jo rrallëherë ka pësuar dëmtim para kompeticioneve të rëndësishme.

Reus numëron 48 paraqitje me Panzerat, ku ka shënuar 15 gola.

 

Po ndodh...