VIDEO/ Fusha kthehet në “arenë boksi”, plas grushti në miqësoren Betis–Como

7 Gusht 2025, 19:26 / SPORT ALFA PRESS

VIDEO/ Fusha kthehet në “arenë boksi”, plas grushti

Duhej të ishte një leksion futbolli, por rezultoi përballje grushtesh. Real Betis dhe Como dhuruan një nga skenat më të turpshme të viteve të fundit në fushën e futbollit. Ndeshja në Kadiz ishte gjithçka tjetër përveçse miqësore.

Një numër lojtarësh nga të dyja ekipet u përfshinë në një përleshje masive, gjatë së cilës u shkëmbyen shuplaka dhe grushte. Pas fishkëllimës së pjesës së parë, në një moment kur Como po kryesonte 2-0, shpërtheu një skenë në kufijtë e absurdes.

Sherr masiv që solli edhe një moment komik. Cucho Hernandez u fut me vrull, por në vend se të godiste një lojtar të Comos, përfundoi duke goditur shokun e skuadrës, Natan.

Episod që mund të ketë një efekt negativ për ata që u përfshinë, nëse gjyqtari kryesor vendos ta çojë çështjen më tej. Pritet pezullim nga të dy kampet, për të munguar në fillimin e sezonit të ri. Nëse do të ketë ndonjë pezullim nga kjo për Betisin, kandidatët e mundshëm janë Bellerin, Fornals dhe Cucho, dhe ky do të ishte një lajm i tmerrshëm për trajnerin Manuel Pellegrini.

Ky i fundit pritet të jetë sulmuesi titullar i klubit për sezonin e ri, ndërsa Fornals është një kandidat kryesor për të luajtur në krahun e djathtë.

Po ndodh...

ide