VIDEO/ Gazetari shqiptar bën bujë në mediat italiane, parashikoi autogolin e Calafiorit

“Profecia e bërë nga një gazetar shqiptar për Spanjë-Itali është e pabesueshme”.
Kështu shkruan prestigjiozja sportive italiane “Corriere dello Sport”, duke iu referuar parashikimit prej “Nostradamusi” të Denis Hakanaj, gazetarit të “Telesport”.
Më tej, shkrimi vazhdon: “Një ditë para ndeshjes, në fakt, në podcast-in e “Telesport”, një prej portaleve sportive më të rëndësishme në Shqipëri, Denis Hakanaj parashikoi fitoren e iberikëve ndaj axurrëve me autogolin e Calafiorit.
Gazetari, për fat të keq të Italisë, nuhati me intuitë dhe në mënyrë profetike autogolin e mbrojtësit fatkeq të Bologna, i cili në fund të ndeshjes u ngushëllua me një përqafim nga Gianluca Mancini, kolegu i repartit.
Si ia doli? Kjo është pyetja që bëjnë mijëra përdorues në rrjetet sociale, duke iu referuar parashikimit të bujshëm të reporterit shqiptar, i cili doli njësoj me atë që ndodhi ndaj kombëtares së trajnerit De La Fuente”.
Ndërkohë, edhe media të tjera të huaja i kanë bërë jehonë këtij parashikimi “në kokë” të gazetarit, diçka që i ka habitur të gjithë.
Mund të parashikosh saktë rezultatin e një ndeshjeje futbolli, por t’ia dalësh të paralajmërosh autogolin e një futbollisti, si në rastin e Calafiorit, dhe të ndodhë pikërisht kështu, kjo është për rekordet “Guinness”.
Po ndodh...
ide
Kush janë hijenat rrotull protestës?
Protesta kundër një elite pa moral
Protestat nuk prodhojnë liderë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

