VIDEO/ Merr të kuqin pas 9 sekondash, ish-mbrojtësi i Barcelonës thyen “rekord”

18 Shtator 2022, 19:10 / SPORT ALFA PRESS

VIDEO/ Merr të kuqin pas 9 sekondash, ish-mbrojtësi i Barcelonës

Të dalësh nga ndeshja pa patur ende mundësi për të luajtur. Praktikisht kjo i ka ndodhur ish-mbrojtësit të Barcelonës Jean Clair Todibo, i cili u përjashtua sot me karton të kuq pas vetëm 9 sekondash, në atë që mund të cilësohet si një rekord për Guinness.

Ndeshja në fjale ishte ajo e kampionatit francez midis Nice dhe Angers. Lojtari me eksperiencë la ekipin e tij me 10 lojtarë që në fillim, pas një ndërhyrje që arbitri gjykoi si shumë të rrezikshme. Angers fitoi më pas ndeshjen, duke mbetur edhe ajo me 10 lojtarë, por nga minuta 62.

Precedenti i mëparshëm në botë, po me 9 sekonda, i kishte ndodhur në Argjentinë një lojtari të Rosario Central, në vitin 2017.

Po ndodh...