VIDEO/ Portieri argjentinas përfundoi në komisariat pasi bëri gjeste të turpshme ndaj tifozëve

19 Shtator 2022, 19:01 / SPORT ALFA PRESS

VIDEO/ Portieri argjentinas përfundoi në komisariat pasi bëri

Ka përfunduar me bujë ndeshja mes Platense dhe Racing Club për Primera Division në Argjentinë .

Vizitorët morën tre pikë falë golit të të Maximiliano Romeros.

Por portieri Gabriel Arias i Racing Club ka qenë në qendër të vëmëndjes për shkak të gjesteve të pahijshme  ndaj tifozëve vendsa pas fishkëllimës së fundit.

Pas ndeshjes ai u thirr për të kërkuar falje para autoriteteve për veprimin e tij provokues, me të cilin e akuzuan për nxitje të dhunës.

Vetë Arias, megjithatë, dha shpjegimin e tij për incidentin dhe pranoi se nga ana e tij ai i kapërceu kufijtë:

“Është shumë e vështirë të besohet se në këtë shoqëri disa njerëz i hyjnë mundimit të kërkojnë emrat e të afërmve të një lojtari dhe ta shajnë atë për gati 100 minuta.

 I kërkoj falje kolegëve të mi dhe njerëzve të Platense, por kjo ishte për ata që ofenduan vazhdimisht familjen time”.

Po ndodh...