Vinicius në krye të listës së dëshirave, merkatoja nuk ndalet, ja zhvillimet e fundit

13 Shkurt 2025, 14:12 / SPORT ALFA PRESS
Vinicius në krye të listës së dëshirave, merkatoja nuk

Merkato dimërore ka vetëm pak ditë që ka përfunduar në pjesën më të madhe të kontinentit evropian, megjithatë zërat e merkatos për lëvizjet e futbollistëve vijojnë të jenë ende prezentë. Mbi të gjithë vijon të jetë në qendër të këtyre zërave dhe dëshirës së klubeve aziatike, sulmuesi brazilian i Real Madrid, Vinicius Jr.

Pavarësisht se ai e ka bërë të ditur në më shumë se 1 rast se ndjehet mirë në Madrid, sërish nga kontinenti aziatik ai mbetet dëshira e madhe e klubeve më në zë, që janë të gatshëm ta mbulojnë me ar Viniciusin vetëm që ai të pranojë të luajë në kampionatin e Arabisë Saudite.

Ndërkohë një emër tjetër që po lakohet shumë ditët e fundit është ai i gjermanit Florian Wirtz. Pavarësisht se ai mbetet dëshira e madhe e klubit të Bayernit të Mynihut, mediat bëjnë me dije se së fundmi në garë është futur edhe skuadra angleze e Manchester Cityt. Megjithatë tratativa do të jetë tepër e vështirë pasi Leverkusen po i bën të gjitha përpjekjet për të rinovuar me yllin e tyre.

Zhvillime edhe në klubin e Barcelonës. Përpos dëshirës për të afruar një emër me peshë në mbrojtje, ku për momentin më i preferuara është mbrojtësi i Bayer Leverkusen Jonathan Tah, tek katalanasit po punohet edhe sa i takon rinovimeve.

Kështu më kryesori është ai i sulmuesit polak Robert Lewandovski, i cili pritet të dakordësojë me blaugranat për të paktën edhe një vit tjetër.

Ndërkohë krahas Lewas tek katalanasit mendojnë të blindojnë edhe mbrojtësin 18 vjeçar Pau Cubarsi. Ai pritet shumë shpejtë të rinovojë deri në 2029 me katalanasit.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128