Vjen firma për 8 milion euro/ Lazio zyrtarizon Ibrahimoviçin shqiptar, vetëm 19 vjeç

12 Janar 2025, 22:39 / SPORT ALFA PRESS

Vjen firma për 8 milion euro/ Lazio zyrtarizon Ibrahimoviçin

Arijon Ibrahimoviç është bashkuar me Lazion.

Klubi e ka prezantuar sulmuesin me origjinë shqiptare, që ndodhej në Romë prej pasdites së sotme.

19-vjeçari i bashkohet kështu Hysajt te klubi i Lacios. Marrëveshja u arrit me Bajernin e Mynihut si huazim me të drejtë blerje për shifrën e 8 milionë eurove.

Ky nuk është sezoni i parë për Arijon Ibrahimoviç në Itali. Kjo pasi në të kaluarin ishte pjesë e Frosinones.

Para se të kalonte te ekipi i Bajernit, kishte luajtur me moshat. Ndërkohë për skuadrën U-20 të Gjermanisë numëroi dy paraqitje në nëntor.

 

 
 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 

A post shared by S.S. Lazio (@official_sslazio)