
Vjen ftesa kuqezi për Roko Vatën, FSHF fton lojtarin që po spikat në Angli por…

Pas shumë kohësh pritje, Roko Vata më në fund ka marrë një ftesë nga FSHF për të veshur fanellën kuqezi. Djaloshi i talentuar i cili ka përfaqësuar deri tani Irlandën në arenën ndërkombëtar, ka marrë një ftesë për t’u bërë pjesë e ekipit Shpresa të Alban Bushit.
Vata në fakt ka luajtur me Shpresat e Irlandës dhe gjatë ditës së fundit ka qarkulluar lajmi se ai ka marrë ftesë nga ekipi A i Irlandës për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Bullgarisë që kjo përfaqësuese luan në muajin mars.
Por paralelisht, gjatë këtyre ditëve, në adresë të tij dhe në klubin e Uotford në Angli ka mbërritur edhe ftesa për grumbullimin e djalit të ish-kapitenit kuqezi, Rudi Vata, për miqësoret që do të luajnë Shpresat e Shqiëprisë ndaj Greqisë më 21 mars dhe Luksemburgut më 25 mars. Kjo do të ishte mundësia e parë që i jepet 19-vjeccarit të talentuar që të tregojë vlerat e tij me fanellën kuqezi.
Por sipas asaj që ka mësuar “Panorama Sport”, deri tani FSHF nuk ka marrë asnjë përgjigje nga lojtari apo persona pranë tij rreth kësaj ftese. Ndaj nuk është e qartë nëse ai do të pranojë apo jo grumbullimin me fanellën kuqezi dhe të vihet nën urdhrat e Alban Bushit.

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128