Volejboll/ Teuta merr fitoren e parë sezonale, thyen Studentin në “Ramazan Njala”

Teuta ka marrë fitoren e parë sezonale në Superligën e volejbollit të meshkujve, teksa ka mundur dje Studentin në Durrës.
Një ndeshje emocionuese që zgjati 2 orë e gjysmë, ndërsa në fund festa u takoi bregdetarëve me rezultatin 3-2.
Vendësit e udhëhoqën setin e parë nga fillimi e deri në fund, për ta fituar atë 25-20.
Me të njëjtat shifra kundërpërgjigjet Studenti në setin e dytë. Seti i tretë ishte shumë i luftuar, me durrsakët që fituan pas pikëve shtesë 26-24.
Rivaliteti vijoi edhe në setin e tretë, set që shkoi sërish me pikë shtesë, por këtë herë në favor Studentit në shifrat 26-28. Kështu gjithçka shkon me set final, aty ku të zotët e shtëpisë luajnë më mirë, ndërsa Renaldo Bushpepa ishte protagonisti i “match point”-it, me setin që mbyllet 15-10 dhe i gjithë takimi 3-2.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
