Wesley humb Botërorin pas dëmtimit të rëndë në miqësoren Brazil–Egjipt

8 Qershor 2026, 13:02 / SPORT ALFA PRESS

Wesley humb Botërorin pas dëmtimit të rëndë në

Brazili ka marrë një goditje të rëndë në prag të Botërorit, pasi mbrojtësi i djathtë Wesley është detyruar të largohet nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi në ijë të pësuar në miqësoren ndaj Egjiptit.

22-vjeçari i AS Roma u dëmtua pak minuta pas fillimit të ndeshjes dhe u pa dukshëm i prekur, duke u larguar nga fusha mes dhimbjeve dhe lotëve. Ai u zëvendësua në minutën e 17-të, ndërsa vendin e tij e mori Danilo.

Sipas raportimeve pas ndeshjes, gjendja e tij nuk premtonte optimizëm dhe ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se lojtari nuk do të jetë i gatshëm për turneun e madh.

Trajneri Carlo Ancelotti shprehu keqardhje për humbjen e lojtarit, duke theksuar se do të priten ende analizat përfundimtare, por situata është serioze.

Në vend të Wesley-t, Brazili ka thirrur në skuadër Ederson, edhe pse ai nuk mbulon të njëjtin rol në fushë, duke e detyruar stafin teknik të rishikojë planet për krahun e djathtë të mbrojtjes.

 

Po ndodh...