Yjet adoleshentë të “CHAMPIONS”-it/ 10 futbollistë të rinj pritet të shkëlqejnë këtë sezon
10 futbollistë të rinj pritet të shkëlqejnë këtë sezon të ri të Champions Ligë. Performancat e tyre pozitive me ekipet europiane ku angazhohen, kanë rritur pritshmëritë e pubikut dhe drejtuesve të tyre. Por se cilët janë ata, iu njeh materiali.
Një brez i ri yjesh po trokasin fort në derën e elitës evropiane. Lamin Yamal i Barcelonës dhe Desir Doue i PSG-së ishin padyshim futbollistët e rinj më të përfolur të sezonit që lamë pas, të cilët kanë spikatur për cilësitë e tyre të jashtëzakonshme në fushë.
Por janë të paktën edhe 10 emra të tjerë, të cilët pritet të lënë gjurmë në sezonin e ri, që rikthehet me ndeshje të martën, të mërkurën dhe të enjten këtë javë.
Në krye të listës qëndron malazezi Vasilije Adziç. Mesfushori i Juventusit iu bashkua ekipit në një marrëveshje tre-vjeçare në vitin 2024, pasi shkëlqeu me kombëtaren e tij kur ishte vetëm 16 vjeç.
Gjatë sezonit të shkuar Adzic luajti nëntë herë për Juven, përfshirë një paraqitje në Ligën e Kampionëve, si dhe një tjetër në Kupën e Botës për Klube ndaj Manchester City-t.
Jobe Bellingham është një tjetër talent, i cili duket se do të ecë në hapat e të vëllait të madh Jude Bellingham. 19 vjecari u transferua nga Anglia te Borussia Dortmund gjatë merkatos së verës.
Mesfushori pritet të ndihmojë ekipin në 2 ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt dhe Tottenhamit.
Nga ana tjetër, tifozët e Manchester City janë kuriozë të shohin sesi do të paraqitet Claudio Echeverri, sulmuesi 19 vjec nga Argjentina.
Echeverri iu bashkua Cityt në një marrëveshje prej 12.5 milionë paundësh në janar 2024. Ai debutoi në Premier League në ditën e fundit të sezonit, si dhe u aktivizuar si lojëtar zëvendësues në finalen e FA Cup kundër Crystal Palace.
19 vjecari Jorrel Hato, pritet me interes gjithashtu nga drejtuesit e Chelsit. Mbrojtësi nga Holanda është i gatshëm të mbulojë si krahun e djathë, atë të majtë apo qendrën.
Hato vetëm 16 vjec debutoi për Ajaxin, dhe 1 vit më vonë u bë kapiten skuadre. Sezonin e kaluar ai u shpall si lojëtari më i mirë nën 21 vjeç në kampionatin holandeze, përpara se të transferohej për 37 milionë paound drejt Chelsit.
Të tjerë lojëtarë me të ardhme premtuese janë 19 vjecari George Ilenikhena nga Maroku që aktivizohet për Monakon, Franco Mastantuono i Real Madridit, mesfushori francez Senny Mayulu (Paris St-Germain), sulmuesi i Liverpulit Rio Ngumoha, mesfushori I Arsenalit Ethan Nwaneri, apo 18 vjecari Geovany Quenda i Sporting-ut.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
