Zanetti tregon se kush është lojtari më i mirë në botë dhe golin e preferuar

22 Shtator 2022, 15:58 / SPORT ALFA PRESS

Zanetti tregon se kush është lojtari më i mirë në

Gjatë një eventi promovues, legjenda e klubit zikaltër, Javier Zanetti është intervistuar nga shtypi turk ku shprehet se fitorja e Champions League në Madrid ishte diçka e paharrueshme. “Ende kur e mendoj më rrënqethet mishi.”-shprehet ai.

Goli i preferuar?

“Goli i Scudettos që shënova në një ndeshje kundër Romës në 2008 dhe atë që shënova kundër Lazios në finalen e Kupës UEFA në Paris.”

Kush mendoni se është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave?

“Messi, nuk ka asnjë dyshim për këtë.”

Keni luajt me lojtarë turq si Okan Buruk dhe Emre Belozoglu. Çfarë mendoni për ta?

“Okani dhe Emre janë miq të mirë, kam kujtime të bukura prej tyre.”

Cila ka qenë skuadra turke më e vështirë me të cilën jeni përballur në karrierën tuaj?

“Kam pasur mundësinë të luaj kundër ekipeve të mëdha. Një ndeshje që kemi luajtur kundër Fenerbahce ishte një prej tyre dhe ishte shumë e vështirë. E njëjta gjë me Galatasaray. Të dyja janë skuadra të vështira.”

Kush është futbollisti juaj i preferuar turk?

“Hakan Calhanoglu.”

 

Po ndodh...