Lajme flash

Zhbllokohen sfidat e Champions League, shënojnë Dortmundi dhe PSG

15 Prill 2025, 21:28 / SPORT ALFA PRESS

Zhbllokohen sfidat e Champions League, shënojnë Dortmundi dhe PSG

Këtë të martë do të mësohen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste në Champions. PSG, pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë ndaj Aston Villas, kërkon suksesin edhe në ndeshjen e dytë.

Në “Signal Iduna Park”, Barcelona do të synojë që të menaxhojë më së miri fitoren 4-0 të arritur në sfidën e parë ndaj Dortmund.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme janë shënuar edhe golat e parë. Në Gjermani, Dortmundi vendas ka kaluar në avantazh ndaj Barcelonës falë një penalltie në minutën e 11-të të realizuar nga Guirassy.

Nga ana tjetër, PSG ka ndëshkuar Aston Villan po në minutën e 11-të. Pas një kundërsulmi të shpejt, Hakimi i dha epërsinë francezëve duke e bërë kualifikimin një formalitet.

Po ndodh...