Zien te Barcelona, mediat spanjolle publikojnë përçarjet e krijuara brenda grupit katalanas

Kanë dominuar futbollin spanjoll në edicionin e kaluar dhe duan të përsëritin veten edhe në këtë edicion. Por te katalanasit e Barcelonës, situata nuk është e qetë. Të paktën kështu raportojnë mediat spanjolle.
Hansi Flik raportohet se së fundmi u ka bërë një fjalim lojtarëve që të jenë të bashkuar dhe të lënë në plan të dytë egon personale. Fjalim i cili sipas “El Nacional”, ka ardhur si pasojë e përplasjeve që ka brenda grupit të futbollistëve. Edhe vetë Lamin Jamal deklaroi se në skuadër nuk ka asnjë tension me trajnerin, duke lënë të kuptohet se gjithçka ishte mes vetë lojtarëve.
Për shembull raportohet se Gavi dhe Fermin Lopez nuk kanë më marrëdhënie miqësore njëri me tjetrin dhe jo vetëm se luftojnë shpesh për një vend në fushën e lojës. Një situatë e rënduar raportohet se është ajo mes Rafinjas dhe Mark Andre Ter Shtegen. Brazilianit nuk i ka pëlqyer fakti se portieri nuk ka pranuar të largohet, me një sjellje që cilësohet e papërshtatshme në adresë të Sheznjit.
Rafinja ka cilësuar edhe publikisht të drejtë kërkesën e drejtuesve të klubit për largimin e portierit gjerman, duke çuar në tensionim edhe më të madh të situatës. Tani është në dorën e Flik të ndërhyjë, për të çuar gjithçka përsëri në normalitet, para se situata të dalë plotësisht jashtë kontrollit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

