ZYRTARE/ Arbnor Muja hap pas në karrierë, firmos në Superligën e Turqisë

9 Shkurt 2024, 20:44 / SPORT ALFA PRESS

ZYRTARE/ Arbnor Muja hap pas në karrierë, firmos në

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Arbnor Muja është zyrtarisht futbollisti më i ri i Samsunspor në Superligën e Turqisë. Sulmuesi anësor ka lënë Antwerpin në Belgjikë dhe për tre vite e gjysmë do jetë pjesë e elitës turke.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi turk, që pas gjysmës së parë të sezonit mban vendin e 15-të në renditje.

“Mirësevjen Arbnor Muja! Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, i cili së fundmi ishte pjesë e Royal Antwerp FC, Arbnor Muja ka firmosur për 3 vite e gjysmë me Samsunspor”-bën me dije klubi turk.

Pesë ndeshje ka luajtur Muja me Kombëtaren, teksa kjo lëvizje mund të shihet edhe si një hap pas në karrierën e 25-vjeçarit nga Mitrovica.

I dalë nga moshat e Trepçës, ai ka luajtur edhe me Skënderbeun, Dritën, Braunschueih 2 dhe Antwerp në Belgjikë. Gjatë sezonit të fundit me belgët ai u aktivizua në 35 takime, duke shënuar gjashtë gola, një prej të cilëve edhe në Champions League.

Kujtojmë se ditën e sotme u zyrtarizua edhe Ernest Muçi në Superligën e Turqisë, duke kalkuar nga Legia e Varshavës tek Besiktas.

 

Po ndodh...