Zyrtare/ Elbasani bën “pazar” në Lituani, firmos me mbrojtësin 27-vjeçar

Elbasani ka prezantuar Sigitas Olberkis, ndërsa “Panorama Sport” kishte njoftuar ekskluzivisht për këtë lëvizje.
Sigitas Olberkis do të vijë nga kampionati lituanez në Elbasan. Dy sezonet e fundit ai ka qenë pjesë e skuadrës së FA Siauliai, që militon mes më të mirëve të këtij kampionati. Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës potent, duke parë karakteristikat e tij, 184 cm i gjatë.
Lojtari 27-vjeçar, përveç kampionatit të vendit të tij, ka provuar edhe futbollin suedez, irlandez, bjellorus etj., ku ka pasur thuajse gjithnjë rol protagonist.
Vlen të theksohet se është pjesë e kombëtares së Lituanisë, ku shihet si një ndër futbollistët më cilësorë në vendin e tij.
Sipas përditësimit më të fundit, vlera e tij në treg është 450 mijë euro, duke e bërë kështu një nga lojtarët më të vlefshëm të Elbasanit, por edhe kampionatit shqiptar.
Olberkis pritet të përbëjë dyshen e qendrës së mbrojtjes me Bruno Lulajn, duke mbyllur “gropën” në këtë repart për verdheblutë, të cilëve në gjysmën e parë të sezonit u është dashur të bëjnë shpesh eksperimente.
-
Rihapen universitetet në Siri pas rënies së regjimit
6 Janar, 19:30 -
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


