Ernest Muçi largohet nga Beshiktashi, Trabzonspori paguan 8.5 milionë euro

21 Maj 2026, 00:01 / SPORT ALFA PRESS
Ernest Muçi largohet nga Beshiktashi, Trabzonspori paguan 8.5

Është mbyllur përfundimisht e ardhmja e Ernest Muçit. Klubi turk Beshiktsh ka konfirmuar zyrtarisht se Trabzonspori ka aktivizuar opsionin e blerjes për sulmuesin shqiptar, duke e transferuar atë përfundimisht në skuadër.

Sipas deklaratës së publikuar nga Beshiktashi, marrëveshja e huazimit mes dy klubeve parashikonte të drejtën e blerjes, e cila është ushtruar zyrtarisht më 20 maj.

Klubi nga Trabzoni do të paguajë shumën prej 8.5 milionë eurosh plus TVSH për kartonin e futbollistit kuqezi.

Në njoftimin e klubit turk thuhej: “Lidhur me transferimin përfundimtar të futbollistit profesionist Ernest Muçi, e drejta e opsionit të blerjes e përfshirë në marrëveshjen e huazimit u aktivizua nga Trabzonspor.

Trabzonspori do t’i paguajë klubit tonë shumën prej 8,5 milionë euro plus TVSH.”

Beshiktashi gjithashtu falënderoi lojtarin shqiptar për kontributin e dhënë me fanellën bardhezi dhe i uroi sukses në vazhdimin e karrierës së tij.

Ky transferim konsiderohet një hap i rëndësishëm për Ernest Muçin, i cili ka arritur të bindë drejtuesit e Trabzonsporit me paraqitjet e tij dhe tashmë do të jetë pjesë e projektit afatgjatë të klubit turk.

Po ndodh...