Zyrtare/ Juventusi përforcon sulmin, i merr PSG-së Kolo Muanin
23 Janar 2025, 17:36 / SPORT

Telenovelës Randal Kolo Muani – Juventus i ka ardhur fundi. Tashmë sulmuesi i kombëtares së Francës është lojtari më i ri i bardhezinjve në këtë merkato janari.
Këtë sapo e ka konfirmuar Juventusi në faqen e tyre zyrtare ku prezantohet sulmuesi 26-vjeçar. Kolo Muani do të jetë pjesë e “zonjës së vjetër” për 6 muaj si i huazuar nga Paris Saint-Germain.
Klubi italian pagoi 3.6 milionë euro për shërbimet e sulmuesit parisien deri në fundin e huazimit të tij. Kolo Muani do të mbajë mbi shpinë numrin 20 dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Napolit në kampionat.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Nga Patrik Sadikaj
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


