ZYRTARE/ Kishte mbetur pa ekip, ish-lojtari i Dinamos dhe Kukësit prezantohet në Kosovë

Endri Reçi është bashkuar me Gjilanin. Klubi e ka prezantuar 24-vjeçari, që ishte pa ekip pas largimit nga Teuta në shtator.
Reçi ka firmosur kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
Mbrojtësi do të luajë për herë të parë jashtë kampionatit shqiptar. Më parë ka mbajtur veshur fanellën e Kukësit, Dinamos, Besës, Pogradecit dhe Kastriotit.
“Sport Club Gjilani komunikon se ka arritur marrëveshje me futbollistin Endri Reçi për të qenë “kuqebardh”. Klubi dhe futbollisti kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi deri në verën e vitit 2026.
24 vjeçari vjen nga radhët e Teutës në Kategorinë Superiore në Shqipëri, derisa më parë ka qenë pjesë e klubeve të tjera shqiptare si Kukësi, Besa e Kavajës, Pogradeci dhe Dinamo. Reçi është një përforcim për repartin e mbrojtjes, si futbollist që mund të luajë edhe në pozitat e krahut.
Futbollisti i është bashkuar ekipit në Antalia të Turqisë, me ç’rast po vijon fazën përgatitore së bashku me pjesën tjetër të ekipit”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


