ZYRTARE/ Konfirmohet ndryshimi në “Final Four”, nuk ka festë para kohe për Egnatian

24 Maj 2026, 13:58 / SPORT ALFA PRESS

ZYRTARE/ Konfirmohet ndryshimi në “Final Four”, nuk ka

Egnatia-Dinamo nuk do të luhet më 29 maj në stadiumin “Air Albania” siç ishte parashikuar fillimisht.

Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvendosur këtë takim në stadiumin “Elbasan Arena”, pikërisht më 31 maj. Kështu nuk do të ketë festë para kohe për Egnatian, që do të përballet me dinamovitët e dorëzuar.

Ky vendim i FSHF-së erdhi këtë javë, që sfidat të luhen në të njëjtën kohë nëse ndikojnë njëra-tjetrën. Elbasani do përballet me Vllazninë siç ishte planifikuar, pikërisht më 31 maj në stadiumin “Air Albania”.

Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede do kishte mundësinë, që të fitonte kampionatin pa u mbyllur java e tretë e Final Four. Kështu do të “vriste” interesin e sfidës Elbasani-Vllaznia, duke bërë që skema me një nga objektivat për të rritur numrin e tifozëve në shkallët e stadiumit, të dështonte plotësisht.

Egnatia ka tashmë në dorë fatin e saj, pasi në rast fitoreje nuk rrezikohet nga rezultati i sfidës Vllaznia-Elbasani. Për rrogozhinasit do të ishte titulli i tretë radhazi kampion.

Po ndodh...

ide