Zyrtare/ Kylian Mbappe është ‘Galaktik’, Real Madrid njofton transferimin e sulmuesit

3 Qershor 2024, 19:45 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare/ Kylian Mbappe është ‘Galaktik’, Real Madrid
Tashmë ka marrë fund, Kylian Mbappe është zyrtarisht një futbollist i Real Madrid.

Seria disavjeçare e një ‘telenovele’ të gjatë përfundon këtu teksa ylli francez vesh më në fund fanellën e Los Blancos.

Është vetë klubi spanjoll që publikon njoftimin e shumëpritur në faqet zyrtare në rrjete sociale ku sulmuesi firmos për 5 vitet e ardhshme.

Prej muajsh palët ishin dakordësuar me njëri-tjetrin teksa pritej vetëm mbyllja e aventurës së Champions League për PSG e Real Madrid që të zyrtarizohej gjithçka.

Nuk mund të kishte një javë më perfekte për tifozët madrilen. Dy ditë më parë u shpallën për herë të 15-të kampion Europë, ndërsa tani shohin futbollistin më të mirë në botë të veshë fanellën e skuadrës së tyre.

E gjithë bota e futbollit është në këmbët e Real Madrid, një transferim i kësaj magnitude, pikërisht në këtë moment kulminant të Merengues padyshim gjunjëzon të gjithë rivalët e tyre që shohin madrilenët të arrijnë një nivel akoma më të lartë.

 

Po ndodh...

ide