Zyrtare/ Mbrojtësi i Kosovës largohet nga Torino, prezantohet te Como

3 Shkurt 2025, 21:41 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare/ Mbrojtësi i Kosovës largohet nga Torino, prezantohet te Como

Mërgim Vojvoda është lojtari më i ri i Comos. Ai ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme deri në qershorin e vitit 2028.

Mbrojtësi shqiptar është larguar nga Torino, pas disa sezonesh me këtë skuadër.

“Como 1907 ka kënaqësinë të konfirmojë nënshkrimin e Mërgim Vojvodës me kontratë deri në vitin 2028. Mbrojtësi me përvojë i bashkohet këtij ekipi nga Torino ku ka bërë mbi 100 paraqitje për klubin”– shkruan Como.

Vojvoda do të vendoset menjëherë në dispozicion të trajnerit Fabregas, për pjesën e mbetur të sezonit në Serie A. Vojvoda ka qenë një figurë kyçe për përfaqësuesen e Kosovës që nga debutimi i tij në vitin 2016, duke grumbulluar mbi 60 paraqitje.”

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128