Zyrtare/ Nga një ekip i Superligës te tjetri, mesfushori që vlen 1.8 milionë euro nis aventurën e re
29 Gusht 2025, 17:08 / SPORT

Donat Rrudhani do e vazhdojë karrierën te Sioni. Klubi i Superligës zvicerane e ka zyrtarizuar me kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.
Rrudhani ishte për herë të fundit pjesë e Lucernës, ndërsa u kthye te Jang Bojs pas huazimit. Me këto të fundit ndërkohë kishte edhe vetëm një vit të mbetur kontratë.
Mesfushori që vlen 1.8 milionë euro në tregun e “transfermarkt” luan në Zvicër prej 8 vitesh. Sioni vlerësohet më pak se Jang Bojs, megjithatë shikohet si mundësi për më tepër minuta.
Kampionati për Sioni ka nisur mjaft mirë. 26-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës e gjen ekipin me 7 pikë të grumbulluara në 3 ndeshje të luajtura.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
Nga Bato Kosova
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Nga Azgan Haklaj
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Nga Veton Surroi
Koherenca qesharake e opozitës!
Nga Alfapress.al
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



