Zyrtare/ Pjesë e Juventusit prej vitit 2017, Szczesny largohet nga klubi torinez
14 August 2024, 17:33 / SPORT

Wojciech Szczesny nuk do të jetë më portier i Juventusit. Gardiani polak ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me torinezët, për të kërkuar një të re, qoftë në Europë apo jashtë asaj.
Pavarësisht se kontrata e portierit përfundonte në 2025, “Zonja e Vjetër” dhe 34-vjeçari kanë vendosur që ta ndërpresin këtu bashkëpunimin. Szczesny është një lojtar i lirë, pasi shkëputi kontratën me Juven.
“Faleminderit për gjithçka”, shkruan klubi italian në rrjetet sociale, duke nderuar, tashmë ish-portierin e tyre.
Kujtojmë që polaku ishte pjesë e Juves që prej 2017-ës, kur u ble nga Arsenal për 18 milionë euro.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
Nga Ermal Peçi
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nga Rigels Seliman
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Nga Gjergj Erebara
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128