Zyrtare/ Vora forcon mesfushën, nënshkruan me lojtarin maqedonas

3 Korrik 2025, 16:08 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare/ Vora forcon mesfushën, nënshkruan me lojtarin maqedonas

Nga sezoni i ardhshëm, Vora do të luajë në Superiore për herë të parë në histori. Klubi vorak ka vepruar ditën e sotme në merkato sërish, duke transferuar një mesfushor nga Maqedonia e Veriut.

Enis Fazlagic do të jetë pjesë e Vorës sezonin e ardhshëm, pasi mbylli aventurën me Wisla Krakóë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ekipi kampion i Kategorisë së Parë.

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin, Enis Fazlagic.

Fazlagic vjen me përvojë të konsiderueshme nga kampionati Polak dhe Sllovak, ku së fundmi ishte pjesë e Ëisla Krakóë. Më herët ka qenë pjesë e Gornik Leczna, MSK Zilina dhe Shkendija Tetovës dhe ka regjistruar paraqitje edhe me Kombëtaren Maqedonas nga U-15 deri tek ekipi i parë.

Me cilësitë e tij teknike dhe eksperiencën, besojmë se do të sjellë vlerë të shtuar në repartin e mesfushës dhe do të ndihmojë skuadrën drejt objektivave tona.

Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Enisit dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë.”, shkruan Vora në rrjetet sociale.

 

Po ndodh...

ide