Zyrtarizohet marrëveshja, Kukësi rikthen trajnerin

7 Tetor 2025, 16:02 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtarizohet marrëveshja, Kukësi rikthen trajnerin

Kukësi ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Verilindorët kanë firmosur me Bledar Devollin. Klubi i Kategorisë së Parë ka gjetur gjuhën e përbashkët për të rikthyer në pankinë Devollin, me synimin e vetëm, rikthimin në elitë.

Futboll Klub Kukësi njofton rikthimin e trajnerit Bledar Devolli në krye të skuadrës sonë. Devolli, i cili ka drejtuar ekipin edhe dy sezone më parë, rikthehet për të udhëhequr projektin sportiv të klubit në këtë fazë të re.

"Trajneri Devolli sjell me vete përvojë e tij në futbollin shqiptar, teksa e njeh mirë Kukësin, të kontribuojë në objektivat e ekipit për sezonin aktual.
Futboll Klub Kukësi i uron trajnerit Devolli mirëseardhje dhe shumë suksese në detyrën e re."

Zyrtarizohet marrëveshja, Kukësi rikthen trajnerin

 

Po ndodh...