Zyrtarizohet Vedat Muriqi për 15 milionë euro, Teutës i mbetet peng vendimi i nxituar

Vedat Muriqi është zyrtarizuar nga Fenerbahçe. Transferimi i bujshëm është kryer nga Majorka.
Transfeirmi i tij ka kushtuar rreth 15 milionë euro për Majorkën. Lacio përfiton rreth 45% të shumës për shkak të klauzolës që kishte ruajtur.
Njoftimi i Fenerbahçes: “Futbollisti Vedat Muriqi, me të cilin klubi ynë ka arritur një marrëveshje në parim, do të mbërrijë këtë mbrëmje në Stamboll për t’iu nënshtruar kontrollit mjekësor dhe për të përfunduar fazën e fundit të bisedimeve për transferimin.
Aeroplani që transporton Vedat Muriqin do të ulet sonte në orën 21:00 në Terminalin e Fluturimeve Ndërkombëtare të Aeroportit ‘Sabiha Gokçen International Airport’. E bëjmë këtë njoftim për dijeni të opinionit publik”.
Teuta ndërkohë nuk përfiton aspak nga ky transferim. Në momentin kur ndërpreu marrëveshjen e bashkëpunimit me Muriqin pas vetëm një sezoni, durrsakët i dhanë atij një dokument nëpërmjet të cilit hiqnin dorë nga çdo lloj përfitimi të mundshëm financiar prej lojtarit, duke e lënë plotësisht të lirë.
Kësisoj, Teuta nuk ka përfituar asnjëherë nga transferimet e lojtarit, meqë kishte hequr dorë prej përfitimeve financiare që mund të siguronte nga ai sipas përllogaritjes së të drejtës së “edukimit” të futbollistit për të cilin, duke përfshirë edhe transferimin e fundit, janë paguar më shumë se 50 milionë euro për kalimin e tij nga një klub në tjetrin.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Edi
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128