“Lashë babain në spital”, Anila Hoxha rrëfen pengun e jetës: Më erdhi mesazh në telefon se do të arrestohej…

2 Dhjetor 2022, 15:47 / TRENDING ALFA PRESS

“Lashë babain në spital”, Anila Hoxha rrëfen pengun e

Gazetarja investigative, Anila Hoxha ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka rrëfyer rrugëtimin e saj 24 vjeçar në media.

E vlerësuar pak ditë më parë me një çmim për kontributin në luftën kundër dhunës ndaj grave, gazetarja e njohur kujtoi disa ngjarje të tilla që i kanë ngelur në memorie.

Ajo tregoi se në vitin 2014 kur babai i saj ishte i sëmurë në spital, vit në të cilin filluan hetimet edhe për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Ajo tha se ishte dashur të largohej nga spitali pasi kishte marrë mesazh se do të arrestohej Fullani.

“Në 2014 babi ishte shtruar në spital. Ishte dhe viti kur nisi një hetim i thelluar për ish-guvernatorin e bankës Ardian Fullani. Dhe një nga këto raste kur ne po prisnim përgjigjet në spital, mua më vjen një mesazh nga një prej burimeve “do arrestojmë Fullanin”. I kam lënë vëllait çelësat dhe ika.

'Unë i thashë po iki se ashtu është puna.”, u shpreh gazetarja në “Ftesë ne 5”.

 

ide