
Microsoft do blejë TikTok-un

Microsoft është në bisedime për blerjen e TikTok-ut. Negociatat i ka bërë publike presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka deklaruar para gazetarëve se do të dëshironte të shihte një betejë ofertash për këtë aplikacion.
Kompania e teknologjisë, Microsoft nuk ka komentuar për këtë deklaratë të Trumpit. As TikTok e as ByteDance, që ka pronësi aplikacionin, nuk kanë komentuar po ashtu.
TikTok, që ka afër 170 milionë përdorues amerikanë, përkohësisht u ndalua para se ligji që i kërkon pronarit kinez, ByteDance, ta shiste ose do të ndalohej në Shtetet e Bashkuara të hynte në fuqi më 19 janar.
Pasi mori mandatin e presidentit më 20 janar, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke kërkuar shtyrjen për 75 ditë të zbatimit të ligjit, i cili thirret në shqetësimet për sigurinë kombëtare.
Trump tha javën e kaluar se ai ishte duke biseduar me disa njerëz lidhur me blerjen e TikTok-ut dhe do të dëshironte që vendimi për të ardhmen e aplikacionit popullor të merrej brenda 30 ditësh.
Presidenti amerikan më herët ka thënë se është i hapur që miliarderi Elon Musk ta blejë aplikacionin, nëse pronari i Tesla-s dëshiron ta bëjë një gjë të tillë. Megjithatë, Musk nuk ka komentuar publikisht këtë deklaratë të presidentit Trump.
Kjo është hera e dytë që Microsoft-i lidhet me blerjen e mundshme të TikTok-ut.
Gjatë mandatit të parë si president, Trump kishte kërkuar që TikTok-u të ndante versionin për SHBA-në nga ByteDance, duke u thirrur në shqetësime të sigurisë kombëtare.
Më 2020, Microsoft ishte ofertuesi kryesor, por bisedimet për blerjen e aplikacionit dështuan.
-
Egnatia ndan rrugët me sulmuesin, zyrtarizohet largimi
28 Janar, 15:55 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128