Nga lodrat surprizë te miliardat: Historia pas krijuesit të Labubu

30 Qershor 2025, 15:23 / TRENDING ALFA PRESS
Nga lodrat surprizë te miliardat: Historia pas krijuesit të Labubu

Wang Ning, drejtuesi 38-vjeçar i Pop Mart, është futur mes 10 miliarderëve më të rinj në Kinë dhe kjo, falë një kukulle me emrin Labubu. Me një pasuri që vlerësohet në 22.7 miliardë dollarë, suksesi i tij është një histori moderne e idesë së thjeshtë që kthehet në fenomen.

Sekreti qëndron në modelin “blind box”, ku blerësit nuk e dinë cilën lodër do të marrin. Kjo ndjesi surprize ka krijuar varësi të vërtetë te koleksionistët, sidomos ata nga gjenerata Z. Kukullat e vogla dhe të lezetshme si Labubu janë bërë jo vetëm objekte koleksioni, por edhe pjesë e kulturës urbane globale.

Ndërkohë, emra të mëdhenj si Rihanna kanë kontribuar në ngritjen e Labubu-s në një simbol mode dhe lifestyle-i.

Nga raftet e mbushura me lodra te rradhët për paketime surprizë, Pop Mart është më shumë se një dyqan, është një përvojë. Dhe në zemër të këtij fenomeni qëndron Wang Ning, një CEO që e ktheu nostalgjinë në një perandori.

Po ndodh...

ide