‘o3-pro''/ OpenAI lançon modelin më të fuqishëm

11 Qershor 2025, 21:32 / TRENDING ALFA PRESS

‘o3-pro''/ OpenAI lançon modelin më të

OpenAI ka lançuar modelin “o3-pro”, një model inteligjence artificiale që kompania e përshkruan si më të fuqishmin deri më tani.

O3-pro është një version i o3 nga OpenAI, një model i aftër për të arsyetur që kompania e prezantoi më herët këtë vit.

Në dallim nga modelet tradicionale të inteligjencës artificiale, modelet e arsyetimit punojnë përmes problemeve hap pas hapi, duke i mundësuar atyre të performojnë më me besueshmëri në fusha si fizika, matematika dhe programimi.

O3-pro është në dispozicion për përdoruesit e ChatGPT Pro dhe Team duke filluar nga e marta, duke zëvendësuar modelin “o1-pro”. Përdoruesit Enterprise dhe Edu do të kenë qasje javën pasuese, thotë OpenAI.

Sipas OpenAI, “o3-pro” shkëlqen në matematikë, shkencë dhe programim, siç është treguar në vlerësimet akademike.

 

Po ndodh...

ide