Objekti i çuditshëm që lëviz në hapësirë me shpejtësi 4 milionë kilometra në orë!

22 Janar 2023, 22:31 / TRENDING ALFA PRESS

Objekti i çuditshëm që lëviz në hapësirë me

Ekziston një objekt i çuditshëm në Rrugën e Qumështit që lëviz midis yjeve me një shpejtësi të paimagjinueshme. Këtë e raporton një studim i publikuar në “The Astrophysical Journal Letters”, sipas të cilit do të bëhej fjalë për një yll, të quajtur me inicialet PSR J0002+6216, i cili lëviz në galaktikë me 4 milionë kilometra në orë (ose nëse preferoni, 1,120 kilometra në sekondë): një shpejtësi me të cilën do të ishte e mundur të kaloni distancën midis Tokës dhe Hënës për rreth gjashtë minuta.

Është një nga yjet më të shpejtë të vëzhguar ndonjëherë deri më tani. Por ajo që e bën tejet magjepsës është fakti se ka lënë pas një re të ardhur nga shpërthimi i një supernova, pra një yll që shpërtheu në fund të jetës së tij dhe po zgjerohet. Ylli u studiua me teleskopin hapësinor Fermi i cili vëzhgon qiellin me rreze X.

Ylli PSR J0002+6216 është një pulsar, pra një yll neutron – që është ajo që mbetet nga shpërthimi i një ylli me një masë të krahasueshme me 13-15 herë më shumë se ajo e Diellit – që rrotullohet shumë shpejt rreth boshtit të vet, në fakt. duke bërë 8.7 rrotullime çdo sekondë. Ndërsa rrotullohet, lëshon rreze të rrezatimit elektromagnetik të cilat mund të zbulohen kur këto sinjale drejtohen drejt Tokës.

Sipas Frank Schinzel nga Observatori Kombëtar i Astronomisë së Radios (NRAO), i cili studioi pulsarin, ai ndodhet 6500 vite dritë nga Toka në yjësinë Cassiopeia. “Tani është rreth 53 vite dritë larg nga guaska e gazit që u formua kur ylli shpërtheu dhe ka një bisht gazi dhe pluhuri 13 vite dritë të gjatë,” shpjegon Schinzel, “dhe po lëviz të paktën pesë herë më shpejt se pulsarët e tjerë të ngjashëm”.

Po ndodh...

ide