OpenAI lançon modelin më të avancuar të inteligjencës artificiale, GPT- 5 jep përgjigje në nivel doktorature
OpenAI ka prezantuar zyrtarisht GPT-5, modelin më të ri dhe më të fuqishëm të inteligjencës artificiale, i cili nga sot është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit, edhe për ata që nuk kanë abonim.
Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, e përshkroi GPT-5 si “një hap të madh drejt inteligjencës artificiale në nivel njerëzor (AGI)”, duke e cilësuar atë si më të zgjuar, më të shpejtë dhe më të dobishëm se modelet paraardhëse.
“Të kesh diçka si GPT-5 do të ishte e paimagjinueshme në ndonjë periudhë tjetër të historisë njerëzore”, u shpreh Altman përpara publikimit të modelit.
Sipas OpenAI, GPT-5 ka kapacitete për të krijuar softuer nga zeroja, për të dhënë përgjigje më të sakta dhe për të përdorur arsyetim logjik dhe induktiv në nivel doktorature në fusha si programimi dhe shkrimi.
Modeli është trajnuar për të qenë më i ndershëm, më i saktë, dhe për t’i ofruar përdoruesve një përvojë më njerëzore në ndërveprim.
Altman bëri një krahasim të thjeshtë:
“GPT-3 ishte si të flisje me një nxënës gjimnazi. GPT-4 ishte si një student universitar. GPT-5 është hera e parë që duket sikur po flet me një ekspert të vërtetë në çdo fushë.”
GPT-5 është tashmë aktiv për përdoruesit dhe pritet që në ditët në vijim të verifikohet nëse është vërtet aq revolucionar sa pretendohet.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
